English

Dy të vdekur nga protestat në Algjeri

Algjeri, 9 janar, NOA - Nga protestat e fundit në Algjeri kundër rritjes drastike të çmimeve të ushqimeve dhe kundër papunësisë së lartë kanë humbur jetën dy njerëz.Përveç kësaj prej trazirave që kanë nisur prej ditës së mërkurë janë plagosur rreth 400 njerëz, bëri të ditur ministri i Brendshëm Dahou Ould Kablia.

Gazeta "El Chabar" njofton se një 18 vjeçar është qëlluar nga policia në Ain Lahdjel në provincën M'Sila në kohën kur një masë njerëzish iu drejtuan në mënyrë të dhunshme një poste, ndërsa një demonstrues tjetër humbi jetën në Bou Smail në afërsi të kryeqytetit Algjer nga plagët e tij.

Protestat në Algjeri po zgjasin prej më shumë se një jave. Këtë të shtunë kabineti do të konsultohet lidhur me mundësitë për uljen e çmimeve. Prej fillimit të muajit janë rritur deri në 30 për qind çmimet e ushqimeve bazë.

a.k/NOA/DV

KOMENTE