Tiranë, 9 janar, NOA - Gjashtë piktorë kanë hapur në galerinë private “DidArt” në Tiranë një ekspozitë me veprat e tyre të prodhuara gjatë viti 2010. Autorët Skënder Kamberi, Qamil Prizreni, Adrian Devolli, Shkëlqim Kokonozi, Lekë Tasi dhe Adrian Cena vinë në këtë ekspozitë me 13 punime si peizazhe, kompozime dhe natyra të qeta.
Ekspozita do të qëndroje e hapur deri në datën 10 janar. Të pasionuarit pas artit pamor mund ta ndjekin atë nga ora 10:00 – 20:00.
a.k./NOA