SHBA, 9 Janar 2011 NOA - Lajmi ka marrë dhenë. Të gjithë përdoruesit e rastësishëm të Facebook, por edhe ata që gjysmën e ditës e kalojnë në këtë rrjet social janë shokuar nga njoftimi i disa medieve amerikane.
Mark Zukenberg, themeluesi dhe ideatori i rrjetit social me më shumë fansa në botë po mendon që ta mbyllë këtë faqe.
Agjencitë e lajmeve, gazetat dhe forumet sociale në SHBA citojnë sot njerëz pranë themeluesit të Facebook, ku ky i fundit mësohet të ketë thënë se është lodhur nga problemet që i ka sjellë mbajtja e këtij rrjeti.
“Facebook më ka sjell shumë stres gjatë menaxhimit dhe më ka shkatërruar jetën. Unë kam ndermend t'i jap fund kësaj çmendurie”, mësohet të ketë thënë Zukenberg.
Megjithatë përdoruesit e Facebook janë të shqetësuar dhe mosbesues për faktin se ky lajm ka dalë në blogje dhe jo në rrugë zyrtare, siç komunikohen zakonisht vendime të tilla.
Fillimisht lajmi është publikuar në forumin “Google Trends”, dhe në disa blogje të tjera ndërsa më pas në është përhapur në rivalin e Facebook, “Twiter”.
Kohët e fundit Facebook ka kapur majat e suksesit. Ka rreth 50 miliardë USD fitime dhe është një prej rrjeteve më të përdorua.
Deklarimet në blogje dhe mediat amerikane kanë arritur edhe më tej në citimin e burimeve pranë Zukenberg. Sipas tyre rrjeti social do të mbyllet brenda datës 15 mars 2011.
Ndërsa në lidhje me komunikimin e mëtejshëm të njerëzve, Zukenberg mësohet të ketë thënë se ka forma të tjera sesi mund të lidhen njerëzit.
e.r/NOA