English

Feith: Këtë herë nuk iu falen gabimet

Prishtinë, 9 janar 2011, NOA- Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Peter Feith ka vizituar ditën e sotme qendrën e votimit në shkollën fillore “Rasim Kiqina” në Drenas.

Nga kjo qendër ai ka thënë se procesi zgjedhor duhet të përmbyllet mirë, sepse kësaj radhe nuk do të tolerohen mashtrimet dhe parregullsitë.
“Gjërat po shkojnë mjaft mirë, atmosfera është pozitive dhe punët po shkojnë në rregull. Megjithatë dita është shumë e gjatë, kështu që ne do të përmbahemi nga gjykimet sa i përket cilësisë së votimeve deri në rezultatet e fundit që do t’i marrim. Unë jam siguruar që të ketë numër të mjaftueshëm të vëzhguesve dhe mediave, në mënyrë që mos të ketë parregullsi tjera në këto komuna”, ka thënë Feith për mediat.
Më tej, Feith ka përgëzuar institucionet e Kosovës dhe KQZ-në për përgatitjet e mira, dhe ka uruar për një votim të mbarë e të shpejtë në Mitrovicë.

a.y/NOA

KOMENTE