E diel, 9 janar 2011, NOA- Rumania ka marrë ndihmën e shtatë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
FMN deklaroi se ka aprovuar pjesën e shtatë nga ndihma për Rumaninë, në shumë prej 904,8 milionë euro.
Deri më tani Rumanisë i është aprovuar ndihmë prej 12,44 miliardë euro.
Kjo ndihmë vjen si pjesë e pakos financiare për shpëtim të ekonomisë rumune nga pasojat e krizës ekonomike globale.
Ndërsa sipas marrëveshjes së akorduar në vitin 2009, Bukureshti mund të marrë nga FMN-ja gjithsej 13,46 miliardë euro.
Nga ana e saj ky shtet ka reduktuar ndjeshëm shpenzimet administrative.
a.y/NOA