English

Francezët e rrëmbyer në Nigeri kanë vdekur

Paris, 9 Janar 2011 NOA DW - Dy francezët e rrëmbyer në Nigeri kanë vdekur. Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy njoftoi në Paris, se të dy burrat kanë humbur jetën gjatë një përpjekjeje për t'i liruar, në të cilën përveç ushtrisë nigeriane merrnin pjesë edhe ushtarë francezë.

Kufomat e dy burrave janë gjetur pas një përleshjeje me armë me rrëmbyesit. Francezët ishin rrëmbyer të premten në mbrëmje nga një restorant në kryeqytetin e Nigerisë Niamey. Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër rrëmbimin.

Dyshohet për degën afrikano-veriore të rrjetit terrorist të El Kaidës, që ka rrëmbyer në shtator në Nigeri pesë francezë.

KOMENTE