Barcelona, fituesja e sigurt e Topit të Artë
Barcelonë, 9 Janar 2011 - Në mesin e kandidateve për të fituar titullin e futbollistes më të mirë është dhe kosovarja Bajramaj, që luan në pozicionin e mesfushores për kombëtaren gjermane të femrave.
Bajramaj, sfidon për titullin katër herë fituesen e këtij çmimi, brazilianen Marta.
Kurse ekipi spanjoll i futbollit Barcelona do të jetë fituesi i sigurt të hënën kur FIFA do të shpallë fituesin e Topit të Artë.
Të tre kandidatët për Topin e Artë, Andres Iniesta, Xavi Hernandez dhe Lionel Mesi janë lojtarë të Barcelonës, citon radio Free Europe.