English

KQZ njofton pjesëmarrjen në zgjedhje në masën 38.55 për qind

Prishtinë, 9 janar 2011, NOA- Komisioni Qendror Zgjedhor në daljen e radhës para medieve ka bërë bilancin e pjesëmarrjes në votime deri në orën 16.00.

38.55 për qind, ishte kjo pjesëmarrje, ndërkaq, pjesëmarrja nëpër komuna veç e veç deri në orën 16, sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, ka qenë: në Deçan 27.38 për qind, në Drenas 44.83 për qind, në Lipjan në një qendër votimi 45.76 për qind, në Skënderaj 41.19 për qind, Malishevë 30.55 për qind.

Duke krahasuar me zgjedhjet e 12 dhjetorit vihet re një rritje e numrit të pjesëmarrësve në votim.

a.y/NOA

KOMENTE