English

KQZ: U mbyllën qendrat e votimit

Prishtinë, 9 Janar 2011 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në pesë komunat ku është zhvilluar procesi i rivotimit. Ende nuk është përpiluar raporti preliminar për pjesëmarrjen në votime.

Shefi i ICO-së, Piter Feith, gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve të sotme ka thënë se nuk do të tolerohen mashtrimet dhe parregullsitë. Ai ka thënë se procesi duhet të përmbyllet mirë.

“Porosia ime është që nuk do të tolerojmë ndonjë parregullsi ose mashtrim në qendrat e votimit sot dhe pjesa tjetër është për nesër”, ka thënë Feith në Drenas i cituar sonte nga radio Free Europe.

Duke parë nga afër votimet e sotme, Feith i ka lavdëruar institucionet e Kosovës dhe KQZ-në për përgatitjet e mira, ndërsa ka shprehur qëndrimin e tij se pret që të respektohet vendimi i gjykatës dhe të merret një vendim edhe për Mitrovicën.

Lexoni gjithçka mbi votimet e sotme

KOMENTE