Laç, 9 janar 2011, NOA- Pasditen e sotme, forcat e Komisariatit të Policisë Laç, bën të mundur kapjen e shtetasit Fatjon Lika, i datëlindjes 1990, banues në Malbardhë të rrethit Kurbin, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.
Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 07.01.2011 për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” nga Komisariati i Policisë Krujë dhe u kap në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.
a.y/NOA