English

Lezhë, në pranga 28-vjeçari, iu gjet drogë

Lezhë, 9 janar 2011, NOA – Policia e Lezhës ka vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm një persona i cili shpërndante lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Uniformat blu të Seksionit Kundër Narkotikeve, vunë në pranga sot 28 vjeçarin Florind Jaku, lindur dhe banues në Rrëshen të rrethit Mirditë.

Policia e Lezhës raportoi se arrestimi i Jakut u realizua për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij në një lokal në afërsi të Bashkisë së Rrëshenit, 28 vjeçarit iu gjet një qese plasmasi e vogël si ato të farmacive, me një lëndë bimore, e cila sipas policisë dyshohet të jetë lëndë narkotike si ajo e “Cannabis Sattiva”.

Lidhur me ngjarjen materialet ndaj Florind Jakut do t’i referohen Prokurorisë së Lezhës për veprën penale të shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

mit/NOA

KOMENTE