Akapulko, (Meksikë), Dhuna në Meksikë ka marrë 27 jetë gjatë fundjavës. Përshkallëzimi i brutalitetit të bandave të drogës ka tronditur qytetin turistik Akapulko, ku policia ka gjetur trupat e 15 meshkujve të vrarë në një plazh.
Autoritetet e rendit kanë konfirmuar vdekjen edhe të 12 personave të tjerë në këtë qytet.
Betejat në mes të bandave rivale dhe forcave të sigurisë kanë shkaktuar vrasjen e mbi 30 mijë personave që kur qeveria ka nisur luftën e kartelave të drogës në vitin 2006. Ndërkohë që në mënyrë ironike bosi i një prej bandave më të mëdha të drogës i dërgoi një letër publike policisë, ku i kërkonte që të bënin armëpushim për Krishtlindjet.
a.k/NOA/RFE