English

Më në fund drejt vaksinës antidrogë

SHBA, 10 Janar NOA - Një vaksinë që neutralizon përbërësit aktivë të kokainës tek minjtë, mund të rezultojë e dobishme në trajtimin e varësisë së drogës tek njerëzit.

Sipas revistës, Molecular Therapy, vaksina kombinon një pjesë të virusit të gripit me një molekulë të ngjashme me atë të kokainës, duke bërë të mundur stimulimin e antitrupave të dobishëm, të cilët neutralizojnë efektin e stimuluesit.

Aktualisht nuk ekziston asnjë vaksinë antidrogë e miratuar.

r.b/NOA

KOMENTE