English

Mjekët njoftojnë, Giffords flet me gjeste

E diel, 9 janar 2011, NOA- Kongresmenia amerikane Gabriell Gifford, është në gjendje të komunikojë.

Giffords u qëllua dje me një plumb në kokë nga një person i armatosur.

Njoftimin për gjendjen e saj shëndetësore e kanë bërë të ditur mjekët e spitalit në Tucson të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se kongresmenia Republikane e moshës 40 vjeç, është në gjendje të komunikojë me mjekët me gjeste të thjeshta.

Neokirurgu, i cili e operoi Michael Lemole, është shprehur optimist për shërimin e politikanes, pa dashur të flasë për pasojat e atentatit.

a.y/NOA

KOMENTE