English

Ndalohen minifundet, korruptojnë shoqërinë

Siri Lanka, 9 janar, NOA – Në Siri Lanka është duke u miratuar një ligj që ndalon mbajtjen e minifundeve. Qeveria ka ngritur një komision për të rregulluar etikën e veshjes në vendet publike.

Mahinda Rajapaksa, presidenti nacionalist i vendit ishte ideatori i nisjes së kësaj fushate ndaj veshjes së femrave.

Pjesë e fushatës janë bërë dhe partitë fetare në vend. Ministri i Kulturës që mbështeti idenë e kreut të shtetit tha se; “ka një lloj mode që korrupton shoqërinë tonë”.

Ideja është përkrahur nga një pjesë e partive konservatore. Por ministri i Turizimit u ka kujtuar qytetarëve të tij se nuk mund të ndalohen turistet për mënyrën sesi vishen.

Kohë më parë Kuvajti ndaloi veshjen e minifundeve dhe vendosjen e gjobave për gratë më bikini. Ndërsa në Kolumbi për disa kohë kishte gjoba për reklamat që ishin shumë seksi.

a.k/NOA

KOMENTE