Gjirokastër, 9 janar, NOA - Policia e Gjirokastrës ka arritur të identifikojë autorin e një ngjarje jo e zakontë që ka ndodhur në fshati Goranxi të Gjirokastrës. Në muajin shtator të vitit të kaluar, një person i shpallur në kërkim, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, arriti të vidhte një makinë.
Automjeti luksoz, i tipit, “Cintronen” ishte në pronësi të personit me iniciale P.C nga fshati Goranci. Pasi ka marrë mjetin autori ka vjedhur gomat e tij dhe disa sende në tjera që ndodhshin në makinë dhe më pas i ka vënë zjarrin makinës, duke e hedhur në një parruar në afërsi të fshatit Dervicjan.
Policia bën të ditur se autori i ngjarjes është një peron nga komuna Cepo e rrethit Gjirokastër, i cili është shpallur në kërkim.
a.k/NOA