English

Nga Gjermania vjen sallami anti-kolesterol

Berlin, 9 Janar, NOA- Një sallam i shijshëm, por dhe i shëndetshëm për trupit tonë, i cili në vend të yndyrave shtazore përmban ekstrakte bimore. Ky është produkti i kërkimeve të fundit në “Fraunhofer Institute” (Freising, Gjermani), i drejtuar nga Dr. Peter Eisner. Siç shpjegojnë ekspertët , sekreti qëndron te bathi. Kjo bimë është në fakt një burim i shkëlqyer i proteinave, duke përfshirë edhe omega-3 dhe omega-6, në gjendje që mund të rrisë rrjedhën e gjakut dhe të të sjellë avantazhe të tjera. Përveç kësaj, komponimet e saj janë gjithashtu në gjendje të zvogëlojnë kolesterolin dhe sheqerin në gjak. Së fundi, ky produkt përmban më pak yndyrë se bishtajat e tjera, të tilla si: soja. Eisner, thotë: "Struktura mikroskopike e këtij produkti është e ngjashme me atë të grimcave të yndyrës të përdorura në sallam. Me shtimin e 10% proteinave ne kemi qenë në gjendje të prodhojmë një salsiçe me yndyrë të ulët”. Sallami antikolesterol u testuar dhe në disa persona. Rezultatet e testit dolën pozitiv. a.e./NOA

KOMENTE