Virginia, 9 Janar 2011 - Gjykata e Qarkut në Virxhinia ka kërkuar nga rrjeti social Twitter të dhënat personale të njerëzve të lidhur me WikiLeaks-in. Në mesin e informacioneve kërkohen emrat, adresat, numrat e telefonave dhe detajet e pagesave.
WikiLeaks tha sot se ka arsye për të besuar se edhe Google e Facebook kanë marrë urdhra të gjykatës që kërkojnë detaje për përdoruesit.
WikiLeaks ka zemëruar qeveri të shumta të botës, kur ka filluar publikimin e dokumenteve sekrete të SHBA-ve në nëntorin e kaluar.
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë akuzat e mundshme kundër themeluesit të kësaj uebfaqeje, Xhulian Asanzh, raporton radio Free Europe.