English

Obama: Sulmi në Arizonë, një tragjedi kombëtare

Uashington, 9 Janar 2011 - Shtëpia e Bardhë e dënoi menjëherë sulmin në Arizona duke e cilësuar si tragjedi për gjithë vendin. “Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka dënuar ashpër sulmin ndaj kongresistes Gabriell Gifords. Ai e ka quajtur ngjarjen tragjedi kombëtare.

“Kjo është më shumë se një tragjedi për ata që janë të përfshirë. Është tragjedi për Arizonën dhe tragjedi për gjithë vendin tonë. Ajo çfarë bëjnë amerikanët në kohë tragjedish është të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe të përkrahim njëri-tjetrin”, ka thënë Obama.

Gabriell Gifords është anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan dhe njihet si një nga aleatet e afërta të presidentit Barak Obama. Ajo u qëllua në kokë në qytetin Taskon të Arizonës. Anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve po lufton për jetën.

“Kjo është më shumë se një tragjedi për ata që janë prekur direkt. Është tragjedi për Arizonën dhe për të gjithë vendin. Amerikanët afrohen dhe mbështesin njëri-tjetrin në kohë tragjedish”, tha presidenti Obama.

Presidenti dërgoi menjëherë policinë federale FBI në Tukson. Politikanët si demokratë edhe republikanë u shfaqën të shokuar prej këtij atentati ndaj koleges së tyre.

KOMENTE