Prishtinë, 9 janar, NOA - Kreu i AKR-së Bexhet Pacolli ka bërë thirrje për organizimin një tryeze mbarëkombëtare me anë të së cilës do t’i jepej përgjigje raportit të Dicky Martit.
“Kemi arritur në përfundimin se zoti Sali Berisha duhet të thërrasë urgjentisht një tubim të krerëve të partive parlamentare të hapësirës shqiptare. Pse Sali Berisha? Sepse ai do të shkojë në Këshill të Evropës në 24 janar! Pse ai përfaqëson vendin amë, i cili akuzohet gjithashtu prej Martit ndaj atij i duhet të reagojë në emër të saj! Sepse Sali Berisha ka autoritetin personal me i thirr liderët e kësaj hapësire në një tubim mbarëkombëtar! , shkruan Pacolli në një shkrim botuar në gazetat kosovare sot.
Ai shprehet se nga ky takim unik në historinë e pluralizmit do të vij një reagim më serioz ndaj raporti të Mariti.
“Atyre duhet t’u sqarohet pse Serbia duhet të heqë dorë nga fajësimi i shqiptarëve si komb, por duhet t’u kërkojë ndjesë atyre, njëjtë sikur Bosnjës, Sllovenisë dhe Kroacisë. Atyre duhet t’i shprehet gatishmëria për të pranuar një hetim të institucioneve që kanë mandat për hetimin. Atyre do t’u kërkohet bashkërendimi në 24 janar për ta hedhur poshtë raportin”, shkruhej mes tjerash në këtë editorial.
Pacolli shprehet i bindur se kjo kërkesë do të jetë e pranueshme nga Sali Berisha, qe sipas Pacollit duhet të organizohet sa më shpejtë që është e mundur.
Kreu i AKR-së, ka bërë të ditur se për këtë ide i ka bërë edhe kërkesë zyrtare kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
a.k/NOA