English

Parashikimi i motit për nesër nga NOA-Meteoalb

Shqipëria

Pjesa me e madhe e territorit do te dominohet nga mot i kthjellet perjashtuar zonat malore te cilat do te mbeten me vranesira te dendura.

Ne ekstremin verior do te kete reshje te izoluara shiu.

Me poshte vijon parashikimi i detajuar i motit per e hene, 10 janar 201:

Kthjellime me te dukshme do te kete si ne bregdetin e Adriatikut dhe ne ate te Jonit ndersa me kthjellime dhe vranësira te lehta do te jene Kukës, Peshkopia, Librazhdi si edhe Pogradeci, Korça, Erseka.

Ne kryeqytet do te dominoje moti i kthjellet.

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulta ndërsa zonat malore përgjatë kufirit Lindor do te dominohen nga vranësira te here pas hershme por nuk do te mungojne edhe shkeputjet me kthjellime.

Gjate oreve te mbrëmjes parashikohet shtim i vranësirave ne te gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat ajrit ne vlerat e mengjesit do te rriten me 2 grade ndersa mesdita do te ruaje vlera konstante te temperaturave ne vend.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 27 km/h dhe drejtim Jugperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det do te jete 2 balle.

Europa

Ne ishujt Britanike do te vendoset nje qender e presionit te ulet atmosferik, kjo qender shoqerohet nga nje front i ftohte duke sjelle kushte te paqendrueshme atmosferike, vranesira dhe reshje te dendura shiu.

Ndersa ne veri te kontinentit do te kete hyrje te nje fronti te ngrohte i vendosur mbi Suedi dhe nje front ne degradim qe kalon neper te gjithe Skandinavinë.

Në Europen Jugperendimore do te pozicionohet nje tjeter qender e presioni te ulet e cila do te jete e shoqeruar nga nje front i ftohte me shtrirje nga Portugalia deri ne brigjet veriore te Spanjes.

Ndersa nje front i ftohte do te kaloje neper France dhe zonen e Alpeve i cili vjen duke u degraduar drejt vendeve Balltike.

Ne këto kushte Ishujt Britanikë, Franca, Gjermania, Portugalia dhe Spanja do te dominohen nga vranesira dhe reshje te dendura shiu e debore.

Reshje te dendura dëbore do te ketë edhe ne Alpet Europiane. Përjashtim ben Juglindja e Europes dhe rajoni i Mesdheut ku moti i kthjellet do te dominoje ne keto zona.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Alpet do te mbetet me debore dhe ere te forte gjate dites;

Ishujt britanike alarmojne per reshje shiu e debore;

Spanja rrezikohet nga stuhi te forta ere dhe dallge te larta.

e.r/NOA

KOMENTE