English

Pasqyra e Shtypit, 9 Janar 2011

Tiranë, 9 Janar, NOA - Gazetat shqiptare trajtojnë si argument kryesor të ditës së sotme reagimin e Departamentit të Shtetit Amerikan, ku me anë të zëvendësndihmës sekretarit Tomas Cantryman kërkohet dialog mes palëve.

Gjithashtu një tjetër argument i pasqyruar gjerësisht në faqet e para është dhe vazhdimi i procesit të djegies së fletëve të votimit. Një tjetër argument është dhe vendimi i gjykatës gjatë ditës së djeshme për caktimin me arrest shtëpie për djalin e deputetes Arta Dade.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës së sotme “Projekti italian, ku do të ngrihet impiantet për plehrat në Shqipëri”, i cili flet për importin e plehrave nga Italia në Shqipëri dhe qytetet ku do të ndërtohen impiantet.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “SHBA, djegia e fletëve, KQZ bëri detyrën”, “Paramaunt picture film për Diverolin dhe Shqipërinë”, “Dy histori shqiptare në Berlinale”, “Arsyeja e revoltimit të Mustafa Nanos me Blendi Fevizun”

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Djali i Dades, Prokuroria kërkon burg, gjykata e liron”, i cili flet për procesin e zhvilluar dje për djalin e deputet së PS-së, Besnik Dabulla për plagosje.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: “Shqiptarja e zhdukur natën e Vitit të Ri, i shoqi italian zbardh krimin: E vrava unë”, “Dalin letrat e dashurisë së Tefta Tashko Koços”, “Digjen 1200 kuti me fletë votimi. KQZ kërkon sërish benzinë””Ekselenca kriteret për të përfituar bursat nga jashtë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Skandali me specializimet, mjakët futën fëmijët e tyre”, i cili flet për denoncimet që kanë bërë pjesëmarrësit në konkurruesin e specializimeve.

“KQZ: Votat digjen për 10 ditë. PS: Do të përshkallëzohet kriza” është një tjetër artikull i kësaj gazete që flet për zhvillimet politike.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: “Italiani vret gruan shqiptare, daja: Nuk e meritonte atë fat”, “Ligji i ri për sigurimet: 50 mijë lekë kush gënjen”, “Blerim Çela kundër Berishës: Ai është padron”, “Bibloteka e Konicës, enigma e zhdukjes së tre minj librave”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “SHBA: Shqiptarë vëzhgoni vet zgjedhjet”, i cili flet për deklaratën e zëvendëssekretarit të Shtetit Cantyman për situatën politike në vend.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “ Hetime për kampet e UÇK në Kukës e Cahan”, “Aeroporti i Gjirokastrës, plane për koncesion”, “Bashkëshorti italian rrëfen krimin e 31 dhjetorit”, “Mimi Kodheli: Të majtë e të djathtë, te ne nuk ka kuptim”, “Hënesi dhe Kreshniku lënë shtëpinë e Big Brodhet”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “SHBA: Diegia e fletëve të votimit, KQZ veproi sipas ligjit”, i cili pasqyron reagimin e djeshëm të Departamentit të Shtetit për situatën politike në vend.

Vijojnë disa nga tituj e tjerë të kësaj gazete: “Berisha në dajt, i tregon mbesës rrugën e Arbrit”, “Hushi: Kalimi në LSI, mora mbështetje nga drejtues të PS”, “Agllai Zoto: Ju rrëfej Enver Hoxhën dhe diktaturën e tij”, “Apeli: Duam drejtësi për 9 janarin”, “Hysi, akuza Ristanit për vendimin e KQZ-së”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 9 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE