E diel, 9 janar 2011, NOA- Nata e Vitit të Ri ka qenë dramatike për 33 gra në Kongo.
Në një njoftim të grupit “Mjekët pa kufij”, bëhet e ditur se të paktën 33 gra u përdhunuan ditën e Vitit të Ri në një rajon në Republikën Demokratike të Kongos.
Ky njoftim erdhi nga Annemarie Loof, kreu i misionit të organizatës në rajonin e Kivu-së Jugore në Republikën Demokratike të Kongos.
Më tej në njoftim thuhet se, “Gratë janë lidhur me litarë dhe goditur me armë para se të sulmoheshin seksualisht, disa në prani të fëmijëve të tyre”.
Një ngjarje e rëndë kjo, por autorët e kësaj vepre, mësohet se janë ende të lirë.
a.y/NOA