English

Policia e Kosovës, i cilëson zgjedhjet e qeta, vetëm dy incidente

E diel, 9 janar 2011, NOA- Lidhur me procesin zgjedhor qe është mbajtur sot në pesë komuna, Policia e Kosovës paraprakisht kishte përgatitur planet operative policore për menaxhimin e situatës.

Në këtë proces ishin përfshirë 900 zyrtarë policor, ndërsa e kanë cilësuar procesin zgjedhor si të i qetë pavarësisht disa informacioneve, incidenteve të izoluara që janë raportuar e që nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Incidentet me të cilat është marrë policia e Kosovës:

Komoran – Drenas, rreth orës 10:30, zyrtarët policor kanë pranuar një informacion rreth një mosmarrëveshje, ku pesë vëzhgues të një subjekti politik kanë tentuar të hyjnë brenda në qendër të vendvotimit mirëpo të njëjtët persona, sipas komisionerëve nuk kanë qenë në listën e asaj qendre të vendvotimit.

Me kërkesë të komisionerëve është kërkuar nga zyrtaret policor që të bëhet identifikimi i tyre dhe më pas të njëjtët nga personat kompetent të KQZ-së janë udhëzuar për veprime te mëtejshme në KKZ.

Prekaz i Epërm-Skenderaj, zyrtarët policor janë informuar se një vëzhgues i një subjekti politik është sulmuar fizikisht (goditur me shuplakë) nga një vëzhgues i një subjekti tjetër politik.

Zyrtarët policor kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë qetësuar situatën, ky incident ka ndodhur pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Sakaq, Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Kristofer Dell, i cili ka qëndruar në Drenas dhe Skënderaj për të parë së afërmi procesin e votimit, ka thënë se ky proces ishte më i mirë se ai i 12 dhjetorit.

“Aq sa kam pasur mundësi të shoh, procesi deri më tani ka kaluar shumë në rregull. Këtë herë, organizimi është bërë më mirë dhe vërehet kontroll më i madh nëpër qendrat e votimit. Padyshim se edhe krahasuar me herën e kaluar, rivotimi është më i rregullt”, ka thënë Dell.

Lexoni gjithçka mbi votimet e sotme

KOMENTE