English

PS: Ruli të sqarojë publikun, në të kundërt të hënën do zbardhim aferat

Tiranë, 9 janar 2011, NOA- Selia rozë ka vazhduar sërish akuzat ndaj ministrit Genc Ruli.

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie Megi Ajtyresa, deklaroi se, “Genc Ruli tanimë nuk ka më as guximin të përgënjeshtrojë akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre në dhënien e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve në pellgun ujor Bënçë – Progonat. Heshtja e tij është në fakt prova më e qartë e fajësisë”.

Ajo vijoi më tej, duke thënë se Ruli nuk ka denjuar ti përgjigjet asnjë pyetje të ngritur nga Partia Socialiste dhe ka preferuar të heshtë, duke fshehur kështu gjithë aferat e tij.

Në emër të PS-së, Ajtyresa tha: “Zoti Ministër cila është arsyeja qe ju personalisht keni thërritur ne takim përfaqësues shqiptar e të huaj të kompanive të përfshira në këtë konflikt për koncesionin në Bënçë - Progonat? Çfarë ju keni kërkuar këtyre kompanive zoti Ministër: ndonjë pazar apo zgjidhje ligjore? Dhe së fundi zoti ministër e mund t’i tregoni publikut se në ç’ nivel janë zbatuar detyrimet kontraktuale që burojnë nga marrëveshja koncesionare dhe perse këto hidrocentrale ende sot e gjithë ditën nuk janë ndërtuar?”

Në mbyllje të fjalës, anëtarja e Asamblesë së Partisë Socialiste tha se, duke filluar që nga e hëna kjo parti do të fillojë zbardhjen publike të kësaj afere korruptive dhe të rolit të ministrit Genc Ruli në të.

a.y/NOA

KOMENTE