English

Qeveria Britanike vendos gjobë për divorcin

Londër, 9 janar 2011, NOA- Gjithë çiftet Britanike që vendosin të ndahen do të gjobiten në rast se kanë fëmijë.

Kjo masë vjen si rrjedhojë e numrit të lartë të divorceve në Britaninë e Madhe.

Autoritetet qeverisëse së shpejti pritet të aplikojnë një legjislacion të ashpër kundër fenomenit.

Maria Miller, zv.ministrja e Punës në kabinetin e konservatorëve, do të njoftojë këto ditë taksën që do i vihet çiftit.

Kjo masë duket se do të zbatohet vetëm për ato zgjidhje martese ku në mesin e tyre ka dhe fëmijë.

a.y/NOA

KOMENTE