English

Skandali me dioksinën, akuzohet qeveria gjermane

Berlin, 9 janar, NOA - Organizata e konsumatorëve "Foodwatch" ka akuzuar qeverinë për dështim në skandalin e dyoksinës dhe për mbrojtje të njëanshme të interesave të industrisë së ushqimit të kafshëve.

Gjermania ndjek një strategji të theksuar të eksportimit të produkteve të shpendëve dhe derrit, i tha drejtori i kësaj organizateThilo Bode agjensisë gjermane të shtypit, DPA. Prandaj qeveria nuk është e interesuar, që ta ngarkojë me fort industrinë e ushqimit të kafshëve përmes vetëkontrollit.

Afro 80 përqind e dëmtimit të popullatës me dyoksinë shkaktohet ndërkohë nga prodhuesit e ushqimit të kafshëve. Ministrja e bujqësisë dhe e konsumatorëve, Ilse Aigner, u shpreh për ashpërsimin e masave ndaj prodhuesve. Ajo foli për energji kriminale dhe brutalitet të frikshëm. Edhe ashpërsimi i ligjeve duhet shqyrtuar, i tha ajo gazetës "Bild am Sonntag".

a.k/NOA/DV

KOMENTE