English

Sot rivotimi në pesë komuna të Kosovës

Prishtinë, 9 janar, NOA – Sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në pesë komuna të Kosovës. Zgjedhjet do të monitorohen nga 90 ekipe vëzhguesish ndërkombëtarë dhe vendorë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli këtë vendim për rivotim për shkak të parregullsive të shumta, që u shënuan gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit të vitit të shkuar. Në zgjedhje do të votojnë qytetarët e tri komunave të Kosovës, ata të Skenderajt, Drenasit dhe Deçanit..

Të drejtë vote në këto komuna kanë afro 100 mijë qytetarë. Rivotime do të ketë edhe në dy qendra votimi në Malishevë dhe Lipjan. Kjo për faktin që më 12 dhjetor të vitit të shkuar në këto komuna u konstatuan parregullsi të shumta në procesin zgjedhor.

Për të shmangur parregullsitë e sërishme eventuale KQZ mori vendim që asnjë komisioner, që mori pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, të mos mund të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të nëntë janarit.

a.k./NOA

KOMENTE