E diel, 9 janar 2011, NOA- Një aksident tragjik është shënuar pak më parë në Iran.
Një avion me rreth 150 pasagjerë në bord është rrëzuar në në veri-perëndim të Iranit, ku nuk dihet ende bilanci i viktimave.
Mediat iraniane njoftojnë se avioni është
rrëzuar në afërsi të qytetit Orumiyeh.
Po sipas këtyre medieve mësohet se anëtarët e bordit, ishin nisur nga Teherani
për në qytetin Orumiyeh, vend në të cilin nuk mbërritën kurrë.
Aksidentet ajrore në vitet e fundit kanë qenë të shpeshta, duke u shndërruar
kështu në tragjedi kombtare, për vendin që preket.
Ndërkaq nuk dihet se sa mund të jetë numri i viktimave dhe për më tepër nuk dihet nëse ka të mbijetuar nga ekuipazhi.
a.y/NOA