Tiranë, 9 janar, NOA - Shoqata "9 Janari" së bashku me shoqatën "Iliria" (Lidhja e Emigrantëve Shqiptarë) kërkojnë drejtësi për tragjedinë e 7 viteve më parë. Drejtuesit e shoqatës protestuan mëngjesin e sotëm para Ministrisë së Drejtësisë duke i bërë apel drejtuesit të këtij institucioni për të gjetur fajtorët e tragjedisë.
“Shkodër mos i harro bijtë e tu” ka qenë
parulla që mbanin të afërmit e viktimave të tragjedisë. Një prej të afërmve të viktimave, Ndoc Bjeshka tha se protesta do të vazhdojë edhe në bulevardin kryesor në kryeqytet.
Më 9 janar 2004, humbën jetën 28 persona nga rrethi i Shkodrës, në brigjet e Karaburunit në Vlorë. 8 prej tyre rezultojnë të zhdukur. Viktimat po tentonin të shkonin në Itali për një jetë më të mirë.
VIKTIMAT
Liza Martini, 35 vjeçe
Alfred Lleshi, 19 vjeç
Paulin Pushimaj, 21 vjeç
Tom Gjoni, 18 vjeç
Gëzim Fusha, 18 vjeç
Liza Prenga, 37 vjeçe
Arben Prenga, 24 vjeç
Rasim Miruku, 55 vjeç
Besmira Miruku (Dibrati), 16 vjeçe
Sadik Doçi (Rakaj), 24 vjeç
Gëzim Kurtaj, 33 vjeç
Oltion Jacaj, 23 vjeç
Ridvan Lumaj, 16 vjeç
Mark Ndou, 18 vjeç
Tonin Toka, 19 vjeç
Marlen Mhillaj, 20 vjeç
Dritan Hetaj, 32 vjeç
Agron Markaj, 24 vjeç
Shpëtim Dizdari, 34 vjeç
TE ZHDUKURIT
Ndue Sanaj, 21 vjeç
Artan Sagrini 33 vjeç
Arian Gjilaj, 29 vjeç
Marjana Zajeti, 18 vjeçe
Kreshnik Bjeshka, 25 vjeç
Fahrije Mehemeti (Dizdari), 34 vjeçe
Gjin Grizha, 19 vjeç
Ermira Grizha, 16 vjeçe
a.k/NOA