English

Vetëvendosja: Kandidatja e AAK-së, votoi dy herë

E diel, 9 janar 2011, NOA-(Update) Lëvizja Vetëvendosja ka denoncuar një tjetër parregullsi në zgjedhjet e ditës së sotme, ku sipas tyre kandidatja për deputete e AAK-së ka votuar dy herë.

“Sot rreth orës 15:00 në Carrabreg, Deçan kandidatja për deputete e AAK, Time Kadriaj ka votuar në mënyrë të rregullt në shkollën Lidhja e Prizrenit qendra e votimit 0101x , në vendvotimin 01R .Ndërkaq kandidatja në fjalë ka votuar në emër të Tabe Kadriaj në shkollën fillore në GRAMAQEL qendra e votimit 0103C, vendvotimi 02R. Konstatojmë se është bërë shkelje e nenit 91.2 e LZP dhe nenit 178 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

a.y/NOA

KOMENTE