English

Xhelozi në moshën 70 vjeç, vret gruan e më pas tenton veten

Xhenova, 9 janar 2011, NOA- Një 70-vjeçar i verbuar nga xhelozia ka vrarë gruan e tij. Kjo ngjarje ka nisur në një lokal, ku i moshuari ka qëlluar mbi dy persona, më pas është kthyer në shtëpi dhe ka vrarë gruan.

I shokuar, ndoshta i penduar për atë që kishte bërë, ai ka tentuar ti japë fund jetës së tij, por është ndaluar nga policia.

Carlo Trabona, një murator në pension, nga qyteti i Xhenovas, pas dyshimeve për tradhti nga ana e bashkëshortes, i ka dhënë zgjidhje problemit.

Ka qenë ky rrëfimi i të moshuarit i cili tashmë duket i penduar për vrasjen e bërë, por pavarësisht kësaj ai nuk ka mundur t'i shpëtojë prangave të policisë.

a.y/NOA

KOMENTE