English

Zgjedhjet, Vetëvendosja: Tension në fshatin Izbicë të Skënderaj

Prishtinë, 9 janar 2011, NOA – Në vijim të denoncimit të incidenteve gjatë zgjedhjeve të pjesshme në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosja deklaroi se në fshatin Izbicë të Skënderajt situata është tensionuar. Sipas Vetëvendosjes po kërcënohen rëndë vëzhguesit e saj Naim Bunjaku dhe Ibrahim Ademi.

Vetëvendosja raportoi se njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka mbërritur në vendngjarje.

Gjithashtu kjo lëvizje bëri me dije se në këtë vendvotim po bëhet votim i shumëfishtë. Ndërsa mësohet se libri i vërejtjeve të vëzhguesve është uzurpuar nga drejtori i shkollës, i cili është njëherësh edhe komisioner i AKR-së.

Më herët lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit kontestoi procesin e rivotimit në komunat Skënderaj, Drenas dhe Deçan, pasi sipas saj procesi i rivotimit kishte nisur me parregullsi të shumta.

Vetëvendosja raportoi se në Kopiliçin e Poshtëm nuk vëzhguesit e Vetëvendosjes nuk janë lënë të hyjnë në qendër të votimit.

Ndërkohë që gjatë përpjekjes për të hyrë në këtë qendër votimi vëzhguesit e lëvizjes Vetëvendosja kanë vërejtur se kutitë kanë qenë gjysmë të mbushura ende pa filluar mirë votimi diku rreth orës 07:05-07:10.

Gjithashtu u vu re se mungonin llambat ultravjollcë dhe as spray.

mit/NOA

KOMENTE