English

Aksioni për armë, 63 persona verifikim në polici

Gjirokastër, 10 janar, NOA – Policia e Qarkut Gjirokastër ka zhvilluar dje një aksion të madh në qytetet kryesore. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se aksioni ka pasur si qëllim kontrollin për armë dhe ruajtjen e qetësisë publike.

Si pasojë e kontrolleve në komisariatin e policisë së Gjirokastrës, Tepelenë dhe Përmet janë shoqëruar për verifikim 63 persona.

Burime nga policia thënë për Agjencinë NOA s e personat e shoqëruar kanë qenë me precedent të mëparshëm kriminal.

Ndërkohë që pas verifikimeve të gjithë personat janë lënë të lirë. Ata janë ndalur kryesisht në lokale, pabe dhe kazino. Sipas policisë është kontrolluar edhe për mbajte armësh pa leje.

Nga 63 personat e ndaluar, 19 prej tyre janë ndëshkuar me masë administrative për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe të tjetër janë lënë të lire, pas verifikimeve të bëra nga ana e policisë.

a.k/NOA

KOMENTE