Hollivud, 10 janar, NOA /Nga Hamza Hatika - Aktori më i ri shqiptar në Hollivud, quhet Prad Rada. Dhe filmi që do të prezantohet në mars, “American Dreams”, me regjisorët Barbet Schroeder dhe Lee Percy, presin kurorëzimin legjitim mbi jetën e këtij talenti të radhës në Amerikë.
Me profesionin si aktor, fillimisht e ka nisur me shkollimin e lartë tek universiteti në Uestchester (ËÇ), Neu York për leksione në aktrim.
Largohet nga Thethi vetëm 16 vjeç, por i bindur si ai kishte diçka më shumë se një ëndërr.
Prad Rada, me sytë që nuk shikojnë njësoj me mendjen, me vrullin dhe inteligjencën e madhe, do të fitonte shumë shpejt zemrat e shumë personaliteteve të kinematografisë dhe të artit të shtatë, të cilët e pëlqyen si aktor.
Kudo që ecte, fliste apo debatonte mbi skenat dhe dialogët, apo të fshehtat e magjisë së artit të shtatë.
Mes shokësh, heshtja do të ishte aleate e tij dhe miratimi nga shokët ishte pothuajse unanim.
Ai dinte t’i dëgjonte dhe të fliste shtruar me ta.
Talentin e tij, regjisorët e pëlqyen në rolet që ai do të luante gjatë shkollimit në Nju Jork, të cilët e inkurajuan të ndjekë pasionin e çmendur të një të riu nga Thethi.
Suksesi filloj të ishte monoton mbi supet e njoma të djaloshit shqiptar, që veç vetes dhe ëndrrës hollivudiane, nuk kishte asnjë të vetëm që t’ia miratonte, apo edhe ta kritikonte atë.
Filloi të marrë pjesë në teatrin e shkollës dhe aty u bë me emër e u njoh me njerëzit kryesorë që më pas e morën me shumë qejf Pradin.
Gjatë gjithë kohës, regjisorët e këshillonin të synonte më lart për aktrim, sepse kishin besim tek suksesi i tij.
Mbas suksesit të disa shfaqjeve teatrale, ku edhe theu tabunë e sallës dhe të publikut artdashës, me veten dhe kolegët, vendos se aktrimi nuk ishte më një utopi.
Pas përfundimit të shkollimit për aktrim, vendoset në Manhattan, Në York, ku edhe vazhdoi të merrte paralel klasa të tjera tek HB studio.
Uria për leksione dhe për jetë, aktorit iu kthye në refren të ditës.
Në HB studio, u bë më shumë i njohur dhe për herë të parë mori pjesë në regjistrimin e 5 filmave.
Aty njihet me regjisorë të njohur, dhe ftesa ishte tashmë në dorën e tij. Ai duhej të zgjidhte e të vendoste midis shumë ofertave për të marrë pjesë apo jo në filmat e tyre.
Pas lajmit që babai në Shqipëri u nda nga jeta, vjen në familje duke frenuar pasionin dhe punën e nisur në karrierën si aktor.
Fillon të punojë tek një restorant shumë i mërzitur dhe u rikthye në profesionin e parë të “emigrantit”, atë të kamarierit.
Dhe kjo pauzë, do të ndikonte tek shpirti i tij i pasur prej artisti tashmë. Në ditën e parë të punës, i dërmuar shpirtërisht dhe pa e pasur mendjen fare tek klientët VIP, e ku në njërën nga tavolinat do të ishte ulur regjisori Lee Percy me një kolegun e tij.
Si një ogur i mbarë për djalin që zbriti nga Thethi i lartë, për t’u lartësuar si askush në lartësitë e Olimpit Hollivud, apo qiellshpueset, ku ai vetëm i kishte parë fëmijë nga televizori në Shqipëri.
Tavolina e tij ankohet sepse porosia që Pradi u kishte marrë ishte gabim, kështu ai shkon t’i kërkojë falje.
Gjatë prezantimit se ai ishte regjisori madh i OSCAR, telat e shpirtit artist, akordohen menjëherë në pasionin e madh për aktor dhe pjesëmarrjen e tij në filma.
Vendosin për bashkëpunim dhe suksesi nën përvojën e garantuar të tyre e rizgjojnë nga gjumi Pradin e drobitur e të trishtuar nga dhimbja për ndarjen nga babai dhe familja në Shqipëri.
Pas disa muajsh kontakton me regjisorin Lee Percy, dhe i kërkoi të bëj një “reel”. Një video reklamë që përmblodhi talentin e tij si aktor për ta vendosur në faqen e uebit personal.
Bashkë me regjisoren tjetër me famë, Barbet Schroeder, Lee Percy i tregon dëshirën për të bërë një film në Amerikë, bazuar në historinë e jetës interesantë të një studenti 16 vjeçar, që zbriti nga Alpet e magjishme shqiptare.
Ideja për filmin “Dreaming American”, ju pëlqeu palëve dhe mbështetja e madhe nga shumë vipa të Hollivuit, ishte vendimtare në realizimin e këtij filmi.
Filmi “Dreaming American”, bën fjalë për jetën e tij si emigrant shqiptar në Amerikë.
Flet për aspirimet e tij për tu bërë aktor dhe vështirësitë e emigrantëve në Amerikë. Ai beson se ky film ka per te depërtuar në publik.
Pasi ato ç’ka ai ka përjetuar i kalon çdo emigranti shqiptar ne Amerikë.
“Si aktor, - thotë ai, - ndjehem shumë i kënaqur që ju dha mundësia të punoj me dy legjenda të Holliëoodit, Lee Percy dhe Barbet Schroeder. Të cilët janë njerëzit më të njohur në Nju Jork dhe Los Angeles, si edhe kanë punuar me aktorë të shquar si Angelina Jolie, Sandra Bullock, Hilary Sëank, Dreë Barrymore, Jeremy Irons, Bridget Fonda etj. Të dy janë shquar me çmimin “Oscar” për filmat e njohur si “Reversal of Fortune”, “Single Ëhite Female”, “Murder by Numbers”, “Boys Don't Cry dhe “Salt.”
Filmi “Dreaming American” do të jetë
gati për publikun në Shkurt 2011 dhe premiera do shfaqet në Neë York. Ai ka
dëshirë të shkruaj autobiografinë e jetës se tij dhe të vazhdoj karrierën
si aktor dhe model.
Premiera e Marsit e gëzon, por i vetëm dhe me imazhin pozitiv të vendit të tij,
ai thotë se çlodhet me videot dhe fotot e Tifozave Kuq e Zi.
“Do të mrar një flamur me vete gjatë premierës dhe shpirtin tim, do ta qetësoj se jam larg, por kurrë s’e mohoj që jam shqiptar dhe vizita e afërt është ankthi i radhës”, përfundon ai.
h.h/n.e/NOA