English

Arrestohet 20-vjeçari, kërkohej për vjedhje

Laç, 11 janar, NOA – Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia e Laçit mëngjesin e sotëm pasi kërkohej për vjedhje. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se i riu i arrestuat është Fatjon Lika, banues në Malbardhë të rrethit Kurbin, i dënuar më parë për veprat penale të "Vjedhjes" dhe "Armëmbajtjes pa leje".

Lika është arrestuar nga forcat e Komisariatit të Policisë Laç, pas një kërkimi prej dy ditësh. Ai u shpallu në kërkim me datë 07.01.2011 për veprën penale të "Vjedhjes së kryer në bashkëpunim" nga Komisariati i Policisë Krujë dhe u kap në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.

Materialet në ngarkim të 20-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

a.k/NOA

KOMENTE