English

Arrestohet për plagosje, tentoi ikte në Greqi

Kakavijë, (Gjirokastër) 10 janar, NOA – Një 26-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Pikës Kufitare të Kakavijës, pasi kërkohej prej kohësh për plagosje. Policia e Gjirokastrës deklaron se personi i arrestuar është nga Mallakastra. Ndërkohë që nuk jep identitetin e plotë të tij, duke dhënë vetëm iniciale, R.D.

Personi në fjalë është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mallakastër, për veprën penale të “Plagosjes së Rëndë me dashje”. Ndalimi i tij është bërë në Kakavijë, në momentin që ka qenë duke tentuar për tu larguar në shtetin Grek nëpërmjet kufirit të gjelbërt.

a.k.NOA

KOMENTE