Arizona, 10 janar, NOA - Një ditë pas sulmit ndaj kongresmenes demokrate amerikane Gabrielle Giffords dhe vrasjes së gjashtë personave të tjerë në Tucson të Arizonës, kundër sulmuesit është ngritur aktpati për vrasje.
Policia është e mendimit pas hetimeve të
deritanishme se atentatori ka vepruar vetë dhe nuk ka pasur bashkëpunëtorë të
tjerë.
Fjala është sipas të gjitha gjasave për një person me probleme psikike. Sherifi i këtij rajoni Clarence Dupnik tha se sipas hetimeve të deritanishme nuk ka dyshime që ai ka vepruar së bashku me ndonjë person tjetër.
"Nuk ka dëshmi për këtë. Ne kemi bërë shumë hetime së bashku me FBI dhe nuk ka dyshim se fjala është për veprim të një personi, një individi me shumë probleme", tha ai. Ai do të nxirret këtë të hënë për herë të para para gjykatësve. 22 vjeçari e ka plagosur rëndë kongresmenenen amerikane me një plumb në kokë, ka vrarë gjashtë persona të tjerë, ndër ta edhe një fëmijë, dhe ka plagosur të paktën 12 të tjerë. Ndërkohë kongresmenia Giffords është në gjendje pak më të mirë, por ende kritike.
40 vjeçarja kohë pas kohe ka mundur të komunikojë me mjekët. Presidenti Barack Obama dhe shumë politikanë të tjerë kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë pas këtij sulmi.
a.k./NOA