English

Bogdanoviç: Statusi, temë e bisedimeve Kosovë-Serbi

Beograd, 10 janar, NOA - Ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka deklaruar se Beogradi do të bisedojë me të gjithë përfaqësuesit legjitim të Kosovës, duke përfshirë edhe Hashim Thaçin, por Serbia njëkohësisht dëshiron që sa më parë të hetohen pohimet nga raporti i Dik Martit për tregtinë me organ gjatë luftës.

Në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti”, Bogdanoviç ka thënë se raporti i Dik Martit mund të shtyjë formimin e qeverisë në Kosovë dhe të ndikojë në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Bogdanoviç ka thënë se është e domosdoshme që të hetohen të gjitha pohimet nga raporti i Dik Martit, jo vetëm për shkak të bisedimeve Prishtinë – Beograd, por edhe për shkak të marrëdhënieve të ardhshme serbo – shqiptare.

Ai ka pohuar se pret që bisedimet Beograd – Prishtinë të fillojnë sa më parë dhe se statusi do të jetë temë e patejkalueshme.

a.k/NOA

KOMENTE