Britani e Madhe, 11 Janar NOA - Dekurajojnë ndarjes dhe divorcin, veçanërisht nëse çifti ka fëmijë. Ky është objektivi i një diskutimi mbi “taksat” mbi divorcin që shumë shpejt mund të prezantohet në Britani.
Të gjithë çiftet e martuara me
fëmijë, në rast ndarje, do tu duhet të paguajnë një tarifë për të financuar sistemin
e menaxhimit dhe mbajtjes së fëmijëve.
Kjo masë do të shpallet brenda disa ditësh nga nënsekretari konservator i
Ministrisë së Punëve dhe Pensioneve, Maria Miller. “Qëllimi - tha ajo -
është për të bindur prindërit që divorci duhet të jetë zgjidhja
përfundimtare e mundshme. I tërë sistemi duhet që të rishikohet në
favor të konceptit familjar”.
r.b/NOA