English

ETA shpall armëpushim, Spanja e hedh poshtë

Madrid, 10 janar, NOA - Organizata separatiste baske “Eta” ka shpallur një armëpushim të përgjithshëm, por qeveria e Spanjës e ka hedhur poshtë atë.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja baske “Gara” në faqen e saj të internetit, ndërsa zëdhënësi i kryeministrit, Alfredo Perez Rubalkaba, deklaroi se komunikata e ETA-s nuk është e mjaftueshme.

Në komunikatën e lëshuar, ETA ka nënvizuar nevojën për t’i dhënë një zgjidhje të drejtë dhe demokratike konfliktit shekullor politik në zonat baske.

Ajo thekson zgjidhjen e konfliktit nëpërmjet një procesi demokratik, i cili mund të shprehë vullnetin e popullit bask.

Për këtë arsye, kjo organizatë shprehet se ka vendosur të shpallë armëpushim të përgjithshëm i cili, sipas citimeve në komunikatë, mund të vërtetohet nga komuniteti ndërkombëtar.
Nga ana e saj, qeveria spanjolle, e ftoi grupin ETA, e cila është dobësuar nga arrestimet dhe bastisjet pas 50 vjet sulmesh të armatosura, që ta denoncojë dhunën dhe të heqë dorë nga armët.
n.e/NOA

KOMENTE