English

Felaj: Ju tregojmë aferat e Genc Rulit

Tiranë, 10 janar, NOA – “Gjatë këtyre ditëve i kemi drejtuar ministrit Genc Ruli një sërë pyetjesh në lidhje me aferën e radhës ku është përfshirë personalisht. Duke qenë se Genc Ruli ende nuk ka gjetur guximin të japë shpjegime, po fillojmë sot me zbardhjen e kësaj afere”.

Kështu u shpreh sot gjatë një konefernce për shtyp deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Sipas saj, për dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentralit Bënçë-Progonat janë zhvilluar dy gara; të dyja të shënjuara nga parregullsi të konsiderueshme. Këto gara janë shpallur me vendime të Këshillit të Ministrave.

“Gara e parë e shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 549 datë 29.08.2007 dhe vendimi tjetër i Këshillit të Ministrave Nr. 216 datë 21.2.2008. Në të dyja këto gara Këshilli i Ministrave ngarkon me detyrën e kontraktuesit për dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve në pellgun ujor Bënç-Progonat pikërisht Ministrinë e Energjitikës, asaj kohe të drejtuar nga vetë ministri Genc Ruli.

Në garën e parë, pikërisht atë të shpallur me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 549 datë 29.08.2007 morën pjesë disa shoqëri.

Njëra prej shoqërive pjesëmarrëse, më konkretisht shoqëria italiane Radici Energie spa i ka kërkuar paraprakisht METE sqarim lidhur me kushtet hidroteknike që parashikoheshin në dokumentet standarde të procedurës konkurruese për këtë koncesion dhe konkretisht shoqëria ka kërkuar sqarim nëse kishte kufizime në numrin e objekteve dhe nënobjekteve hidroenergjetike që mund të vendoseshin mbi aksin e lumit Bënçë”, sqaroi Felaj.

n.e/NOA

KOMENTE