Romë, 10 janar, NOA – Italia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë në Bashkimin Europin. Garancia i është dhënë ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë takimit të zhvilluar sot me homologun e tij Italian në Romë, Franko Fratini.
"Ministria e Jashtme, - tha Fratini -, ka konfirmuar miqësinë më Shqipërinë duke i dhënë mbështetje për liberalizimin e vizave”.
Fratini shtoi se me homologun shqiptar ka folur për etapën e fundit, “pra, me mënyrën sesi do të operohet me pranimin e kandidaturës për në BE, në tetor”.
Diplomati italian the se konfirmuar miqësinë dhe mbështetjen me homologun e tij shqiptar.
Më tej, Fratini ka theksuar se takimi i radhës mes Shqipërisë dhe Italisë “do të jetë një zhvillim i rëndësishëm për të fuqizuar investimet italiane në Shqipëri”.
Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Sali Berisha dhe zëvendëskryeministri, Ilir Meta.
Ministri Haxhinasto theksoi gjate takimit se Italia është partner strategjik dhe se është investitori kryesor dhe vendi i tretë për donacione.
a.k/NOA