Francë, 10 Janar NOA - “Mamie
Petard” (gjyshja spinel), një 62 vjeçare, është dënuar të
paguajë 1 mijë e 500 euro gjobë dhe kjo pasi kishte pranuar se ka tymosur
rregullisht hashash që nga mosha 42 vjeçare.
Pensionistja është e dyshuar dhe për tregtim të kësaj lëndë narkotike, ku me sa bëhet e ditur ajo shpërndante diçka të tillë tek të gjithë të moshuarit e lagjes së saj.
Ajo çka tradhtoi Mamie Petard ishte pikërisht bujaria e saj, pasi i kishte dhuruar 6 gramë hashash një mikeshe, për 64-vjetorin e saj.
Më pas punëtorja e saj zbuloi gjithçka dhe rrjedhimisht lajmëroi autoritetet që e gjobitën menjëherë të moshuarën.
r.b/NOA