Finlandë, 10 Janar NOA/ Rid Bulku - Njëherë e
një kohë ka ekzistuar një qen, i cili mund
të imitonte përshëndetjen
e Hitlerit. Sipas një libri të botuar kohët e
fundit, kjo kafshë arriti të shqetësonte
dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë naziste.
bëhet fjalë për një qen të mesëm, i cili nuk jetonte në Gjermani, po në Tampere, në Finland, në një familje të emigrantësh, të cilët e urrenin Hitlerin.
Emri zyrtar i qenit ishte Jackie, por për tallje dhe si pasojë e aftësisë së tij për të imituar përshëndetjen atë shpesh herë e thërrisnin Hitler.
Gjatë përshëndetjes naziste qeni jepte përgjigjen e tij duke lehur dhe ngritur putrën.
Një parodi, gati në një poshtërim për regjimin e asaj kohe.
Jemi në vitin 1941, ku dhe pse lufta
ishte e pranishme në shumë fronte, ministria vendosi që të merrej dhe
me çështjen e qenit në Tampere.
Konsulli gjerman i
stacionuar në Helsinki, Willy Erkelenz, thërriti në
ambasadë padronët e Hitlerit dhe zonjën anti-naziste së bashkë me bashkëshortin
e saj. Ata u morën në pyetje në lidhje me qenin.
Z. Borg u përpoq për të minimizuar këtë çështje duke thënë se bashkëshortja e tij, e kishte thirrur disa herë me shaka qenin, Hitler, por siguroi se emri i tij i vërtetë nuk ishte ashtu.
Ai vuri në arkiv se si vetë ai
dhe gruaja e tij asnjëherë nuk kishin bërë diçka që mund të
konsiderohet si një fyerje kundër Perandorisë Gjermane.
Konsulli vendosi të mos besonte këtë version të ngjarjes. Ai
ndaloi menjëherë biznesin e Borg në fabrikën e tij, madje u përpoq
të fillonte dhe një proces kundër tij, por në fund të fundit
mungesa e dëshmitarëve dhe zhytja në luftë e
shpëtuan situatën e Borg dhe bashkëshortes së tij.
Z. Borg u nda nga jeta në vitin 1959 kur
ishte 60 vjeç. Dhe ditët e sotme fabrika e tij Tarmo Group është
lider në shitjet e produkteve farmaceutike n vendet nordike.
r.b/NOA