SHBA, 11 Janar NOA - “Frymëzuar nga ngrohja globale dhe rritja e nivelit të detit, arkitekti rus Alexander Remizov ka hartuar një hotel krejtësisht eko – miqësor dhe nëse dëshirohet ai mund dhe të udhëtojë.
Struktura, e dizajnuar për të qenë plotësisht e mjaftueshme, në sajë të një sistemi gjeneratorësh ere dhe të energjisë diellore, është projektuar për të arritur një madhësi prej 14 mijë metra katrorë dhe të strehojë deri në 10 mijë njerëz. “Diçka e tillë është ndërtuar në vetëm 3 ose 4 muaj”, - tha arkitekti.
r.b/NOA