English

Identifikohet e moshuara, 70-vjeçarja u lidh dhe grabit për 12 mijë lekë

Lezhë, 10 janar, NOA, Update – E moshuara që u grabit në mënyrë mizore nga persona të panjohur në qarkun e Lezhës është e moshës 70-vjeçare. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ajo është nga fshati Lal i Ri dhe quhet Dila Gjoni.

Policia po heton për autorët e ngjarjes, duke pyet banorët dhe fqinjët e saj në fshat. Gjoni jeton vetëm, pasi të afërmit i ka në emigrim.

Ndërkohë pasi kanë hyrë më forcë në shtëpinë e të moshuarës, personat e kanë lidhur atë duke e lënë atë të izoluar brenda shtëpisë për disa orë.

Dhunë, presioni dhe lidhja e të moshuarës janë bërë për një shumë prej 12 mijë lekë të reja.

Gjoni nuk ka arritur t’i identifikojë auitorët, ndërsa ka thënë se në shtëpi ka pasur vetëm 12 mijë lekë që i kishte ruajtur nga pensioni.

a.k/NOA, (Vijon...)

KOMENTE