Londër, 10 janar, NOA – E kush e ka shpikur shprehjen "Gratë vishen për gratë dhe zhvishen për burrat"? Dizenjuesja amerikane 21-vjeçare Leandra Medine, duket se nuk është aspak dakord.
Ajo ka shpikur veshjet që i bëjnë femrat të padëshirueshme për meshkujt, dhe pohon se gratë vishen shpesh edhe për t’ua shpifur meshkujve.
Ja shembujt konkretë:
1
- Çdo gjë që është e shkurtër, e ngushtë dhe e zezë, nuk është për ju.
2- Mënjanoni sa më shumë të jetë e mundur nga veshjet
tuaja stofet e trasha dhe mundësisht veshjet leshi, kapelat e mëdha apo edhe bizhuteritë
që tregojnë armët e rrezikshme, si ato me materiale plumbi apo pamje fisheku
rreth qafës.
3 – Mos mbani pantallona haremi, që rrinë të mëdha dhe janë të gjera nga fundi.
4 – Mos para mbani syze në kohët e vrenjtura.
5 – Mos lini asnjë thinjë në kokën tuaj, do i dukeshit mjaft e moshuar dhe e lashtë.
6 – Mënjanoni pantallonat e lëkurës dhe sidomos ato që ndriçojnë dhe janë të zeza.
Dhe në fund? Mos u vishni për të kënaqur njerëzit, apo se X veshje është në modë, por vetëm se ju shkon. Debati është i hapur ...
n.e/NOA