Shkup, 10 janar, NOA - Analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike në Maqedoni thonë se në kushte të një ekonomie të dobët nuk mund të pritet zhvillimi i demokracisë.
Ligjëruesi universitar, Mersel Bilalli shprehet se, ekonomia e dobët krijon procese sociale të cilat mund të ndikojnë në stabilitetin e vendit.
“Në këso rrethanash, në veçanti është me rëndësi se si do të reagojnë liderët. Në pyetje është përgjegjësia dhe lidershipi”, deklaroi Bilalli.
Nga Instituti i Vjenës për studime ekonomike deklaroi se në situatat kur ballafaqohemi me një krizë ekonomike ose me një depresion dhe stanjim të vazhdueshëm, mund të paraqiten lëvizje antidemokratike të cilat rrezikojnë procesin demokratik.
NOA/INA