Kinë, 11 Janar, NOA-Quhet Huang Yuanfa, jeton në Ziyuan të
Kinës jugore dhe paraqet një tjetër rast të njeriut me bri në kokë.
"Unë u përpoqa ta hiqja dhe ta mbuloja atë, por nuk kam mundur. Briri ka vazhduar të rritet muaj pas muaji dhe me sa duket ai nuk ndalet"- thotë Huang.-"Mjekët më kanë thënë se ata nuk e dinë shkakun e rritjes së bririt. Gjithashtu ata nuk dinë se edhe në qoftë se e heqin atë do rritet përsëri apo jo. Jam përpjekur për ta fshehur bririn me një kapele, por është shumë i madh dhe unë nuk mund ta mbuloj dot atë".
Huang nuk është rasti i parë i personit me brirë. Përmendim këtu rastin e Ma Zhong Nan, apo të Zhang Ruifang, gruas që ka dy brirë.
a.e./NOA